Bllokuan Rinasin për 24 orë, ndryshohet masa e sigurisë për dy kontrollorët

Nga A2 CNN
2 Qershor 2021, 13:08 | Aktualitet
Bllokuan Rinasin për 24 orë, ndryshohet masa e sigurisë për

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar në detyrim paraqitje masën e sigurisë për dy kontrollorët e trafikut ajror Armando Fezga dhe Muhin Mezini.

Dy kontrollorët ishin nën masën arrest shtëpie pas vendimit të Gjykatës së Apelit, për shkak se për 24 orë pezulluan fluturimet në aeroportit e Rinasit. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Kontrollorët akuzohen se organizuan rebelimin masiv të gjithë stafit prej afro 60 personash, duke mundësuar braktisjen e punës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos