“Keqkuptimi fatkeq i Macron mbi rendin botëror!”

Nga A2 CNN
27 Korrik 2025, 14:13 | Blog

“Keqkuptimi fatkeq i Macron mbi rendin botëror!”

Nga Edvin Kulluri

Brënda pak muajsh presidenti francez Emanuel Macron është përplasur dy herë me udhëhëqjen e re amerikane lidhur me dy konfliktet që kanë ndezur botën. Atë Ukrainë-Rusi dhe Hamas-Izrael. Herën e parë me rikthimin e Trump në zyrën Ovale, në kohën kur presidenti amerikan nisi përpjekjet për të ulur Zelensky-n në tryezë negociatash, Macron riktheu retorikën e mbështetjes së Ukrainës për të mundur ushtarakisht Rusinë. Si një remineshëncë e tezës së tejkaluar tashmë liberale-globaliste që synonte  përhapjen e  demokracisë dhe tregut të lirë në Kinë dhe Rusi, Macron insistonte se Rusia duhej mundur me cdo cmim, meqënëse nuk e përqafuan perëndimin me paqe. Në atë kohë zëvendës presidenti Vance, I kujtoi Macron se po të mos ish për SHBA, evropa do fliste gjermanisht. C’ka nënkuptonte se ishin pikërisht amerikanët që mundën gjermaninë hitleriane në Luftën e Dytë Botërore. Për hir të së vërtetës me ndihmën e Bashkimit Sovjetik.

Rasti dytë që është edhe më sfidues, ishtë deklarata e Macron pas tërheqjes së amerikanëve nga negociatat mes Izraelit dhe Hamas-it, se Franca do të njohë shtetin palestinez. Deklaratë të cilës Trump ju përgjigj duke thënë se “Macron është djalë I mirë, por deklaratat e tij janë pa peshë”. Dhe me fjalën “pa peshë”, Trump ka parasysh “fuqinë”,  që në marrëdhëniet ndërkombëtare në pikëpamjen realiste apo konservatore është parim themelor. E sidomos kur rendi I ligjit ndërkombëtar suprimohet nga forca ose sic e thotë me fjalë të tjera Hobbes tel Levatiani, kaosi që therrët nevojën për fuqi hegjemonike. Gjë që Franca nuk e ka që nga Bonaparte, I cili drejtonte një perandori. Që nga Lufta e Dytë Botërore, bota perëndimore ka vetëm një supërfuqi apo quasi perandori, SHBA. Kaq.

Por në të dyja rastet ka më shumë lëndë se “fuqia” për të diskutuar pafuqinë e Francës së Macron në arenën ndërkombëtare. Natyrisht që Franca është një vend I rëndësishëm dhe me peshën e vetë të padiskutueshme, por nga ky status tek sfidimi I SHBA në cështjen e Ukrainës dhe Palestinës, qëndron një hendek I pakapërcyeshëm, që nuk tejkalohet vecse me nostalgjinë e një perandorie që nuk është më! Së pari, Macron nuk sheh që pas krahëve të tij opinioni publik si në evropë e amerikë nuk është I gatshëm të hyjë në një luftë për 20% të territorit ukrainas të pushtuar nga Rusia. Së dyti, shumica e qeverive të BE dhe NATO-s nuk janë të gatshëm për këtë skenar. E aq më keq, mjafton që vetëm administrata amerikane mos të jetë dakort, që retorika e Macron të mbetet vecse retorikë dhe asgjë më shumë. Por lufta mund të nisë me fjalë, por fitohet më armë!

Por akoma më konfuz qëndrimi francez bëhet në rastin e konfliktit Izrael-Palestinë. Konflikt që nisi me sulmin e Hamas në 7 tetor të 2023, me 1300 viktima civile izrealite. Sulm I nxitur qartazi nga rregjimi I Ajatollahëve iranianë, si sfidë e boshtit Kinë-Rusi-Iran ndaj rendit botëror të dominuar nga SHBA. Natyrisht që reagimi I Izraelit ka qënë c’proporcional, por për shkak se edhe fuqia e Izraelit nuk është proporcionale me atë të Hamas-it. Biles bashke me atë të Hezbollahëve, Houthit, Asadit e Iranit bashkë. Gabimi I dytë, ka të bëjë se cilin shtet të Palestinës do që të njohë Macron? Pasi situata në Palestinë është e paqartë politisht dhe institucionalisht për verdikte kaq të qarta në dukje të presidentit francez. Në Bregun perëndimor drejton Autoriteti Palestinez që nuk as gisht e as lidhje me ngjarjen e 7 tetorit. Ndërsa në Gaza ku dhe po konsumohet konflikti, drejton Hamas që është përcaktuar si organizatë terroriste. Ndaj ky konflikt që sipas Izraelit do mbyllet me shkatërrimin e Hamas që ende mban peng dhjetëra shtetas izraelit, nuk nevojë të zgjidhet nga konfuzioni francez që mesa duket u ringjall nga nevoja për protagonizëm të pajustifikuar e jo shume të arsyeshëm. Se sa për fuqi, Macron nuk duhet të harrojë se avionët  francez mbetën pa karburant në fluturim, në konfkiktin libian të pranverës arabe. E ishin pikërisht avionët cisternë amerikanë që I furnizuan në ajër duke mos lejuar kthimin e sulmit mbi Gadafin në parodi ish perandorake.

2300 vite më parë Tuqididi, ose teoricieni I parë I marrëdhënieve ndërkombëtare, në librin e tij “Historia e Luftës së Peloponezit shkruante se “vendet e mëdha bëjnë atë që duan, ndërsa të vegjlit atë që duhet”. Ndaj roli I shteteve në konflikte apo arenën ndërkombëtare është I lidhur pandashëmrisht me fuqinë. E për sa kohë që, që nga kriza e kanalit të Suezit të 1956, Anglia dhe Franca pa SHBA nuk gjetën dot zgjidhje, duhet të ishte e qartë se perandoritë e dikurshme duhet të pranonin realitetin e ri. Fuqia hegjemonike perëndimore janë SHBA. Nostlagjitë, dëshirat apo ëndrrat intelektuale të “paqes së përhershme të Kantit”, janë thjeshtë iluzione por jo mekanizma në zgjidhje konliktesh apo vendosje rendesh nderkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos