Paradokse

Nga A2 CNN
19 Mars 2025, 12:10 | Blog

Paradokse

Nga Lutfi Dervishi

Shëndetësia është falas, por për të kursyer pacientët shkojnë jashtë.

Të rinjtë janë e ardhmja e vendit deri sa mbushin 18 vjeç, moshën për të ikur jashte vendit!

Të dy partitë e mëdha i kemi në opozitë, njëra në opozitë me pushtetin, tjetra me popullin!

Ata që ikën nga Shqipëria për një jetë më të mirë, në shenjë mirënjihje do të  votojnë për ata që ua mundësuan ikjen.

Në fushatë të gjithë flasin për rritje. Politikanët  për rritje ekonomike dhe votuesit  për rritje çmimesh

Ka liri shtypi për gazetarët, por jo për pronarët e medias.

Ka më shumë studio televizive se fabrika prodhimi.

Njerëzit ikin, por ndërtimi (pallateve) mbetet sektori më fitim prurës.

Ata që kanë para bëjnë ligjet, ata që nuk kanë paguajnë taksat, ndërsa ata që kanë mend, ikin.

Ku dallon Monarkia me demokracinë? Vetem në njërin prej tyre nuk ke mundësi ta zgjedhësh Mbretin

Ata që kanë para bëjnë ligjet, ata që nuk kanë paguajnë taksat, ndërsa ata që kanë mend, ikin.

Pensionet janë aq të ulëta sa asnjë politikan nuk guxon të dalë në pension. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos