Usain Bolt ka konfirmuar se po pret të bëhet prind për herë të parë së bashku me të dashurën e tij prej 5 vitesh, Kasi Bennett.
Me anë të një postimi në Instagram, ish-atleti 33-vjeçar shkroi: “Dua t’ju them se një MBRET ose një MBRETËRESHË do të vijë së shpejti”.
Më parë, njeriu më i shpejtë në botë pati deklaruar se nuk kishte planifikuar me saktësi se kur do të bëhej prind.
“Kam mësuar diçka nga jeta, kurrë nuk është koha e duhur për të bërë fëmijë. M’u desh kohë ta kuptoja këtë. Kurrë nuk është koha e duhur, thjesht duhet ta bësh”, thonte Bolt.
Xhamajkani ka dy vite që po shijon tërheqjen nga garat e atletikës. (A2 Televizion)