Theu rekordet e maratonës, modeli i atletes mund të shpallet si doping

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 15:57 | Sporte të tjera

Dopingun e imagjinojmë shpesh herë në formë pilulash, pluhuri ose injeksionesh.

Por me ndryshimet spektakolare të viteve të fundit  në fushën e teknologjisë së materialeve, ai mund të marrë edhe formën e një... palë atletesh.

Ashtu si vite më parë ndodhi me notarët që vishnin tutat plastike që si një lëkurë e dytë “rrëshqisnin” më mirë në ujë,  duke thyer rekorde, tani polemikat kanë përfshirë atletet e maratonomakëve.

Në veçanti një model, ai i kompanisë së njohur Nike i njohur si ZoomX VaporflyNEXT, që siguron një shkëputje më të mirë të këmbës falë një sholle në fibër karboni.

Një revolucion që ka marrë pëlqyeshmërinë e pjesës më të madhe të atletëve elitarë në atë disiplinë, e kulmuar nga rekordi i pabesueshëm në Vjenë të kenianit Kipchoge, njeriu i parë që përshkon 42 kilometrat në më pak se dy orë (1h59’40’’) po me ato atlete.

Rekordi në atë rast nuk u zyrtarizua, siç ndodhi me kenianen Kosgei që në tetor në maratonën e Chicagos me atletet e reja mundi rekordin femëror, me 2 h14’04’’.

Por sipas mediave angleze në fund të muajit Federata Ndërkombëtare e Atletikës mund të vendosë përjashtimin e këtij modeli nga garat zyrtare, si një doping i rëndomtë.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos