Moti i keq, i shoqëruar me ulje të temperaturave ka sjellë reshje bore në disa zona veriore të vendit. Kështu prej mëngjesit të sotëm reshje bore janë regjistruar në Shkodër dhe Lezhë.
Situata ka qenë normale dhe nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve, përveçse në disa zona rurale të Shkodrës.
Në Kukës reshjet e borës vijojnë prej 24 orësh. Trashësia e borës në qytet është e papërfillshme ndërsa në zonat e larta malore arrin deri në 20 cm.
Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve për shkak të lagështisë dhe prezencës së akullit. Nuk raportohet deri tani për probleme, por drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes. (A2 Televizion)