Bota “hapet” pas pandemisë, por në një qytet cilësia e jetës është më e mirë

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 11:24 | Lifestyle

Bota po tenton sërish të rikthejë një jetë normale pas pikut të pandemisë, që bllokoi për më shumë se një vit rrjedhën e natyrshme të gjërave.

Në një vit të tillë, plot maska, me dyqane dhe kafene të mbyllura, pa koncerte dhe mundësi udhëtimi, patjetër që nuk mund të flitej për cilësi jete.    

Për këtë arsye, një revistë prestigjioze si Monocle, që pikërisht në stilin e jetës fokusohet, kishte anuluar renditjen e saj tradicionale të qyteteve ku mund të jetohet më mirë në botë.  

Por së fundmi renditja për këtë vit ka dalë, dhe konfirmon trendin e dekadës së fundit. Është Kopenhagen qyteti i pari në renditje, ai ku sipas analizës, ofron kushte më të mira jetese.

“Kopenhaga është një nga ato qytete që ka ambicie të vërtetë për të ofruar një cilësi më të mirë për të gjithë”, deklaroi kryeredaktori i Monocle,  Andrew Tuck.

Parametrat ishin të ndryshme, nga ato tradicionale si infrastruktura, shëndetësia, thjeshtësia për të hapur biznese, tregu i punës, por këtë vit ishte e fokusuar edhe te cilësi si “mbrojtja e skenës kulturore, të transportit publik dhe të parqeve, por edhe të krenarisë për qytetin”.

Kryeqytetit danez i bashkohen në 5 më të mirat edhe Zyrihu, që fitoi në 2019, dhe dy kryeqytetet e tjera skandinave, Helsinki dhe Stokholmi, por edhe një metropol aziatik si Tokio.

Renditja

1. Kopenhaga

2. Zyrih

3. Helsinki

4. Stokholmi

5. Tokio

6. Vjena

7. Lisbona

8. Okland

9. Taipei

10. Sidney

 11. Seul

12. Vankuver

13. Mynih

14. Berlin

15. Amsterdam

16. Madrid

17. Melburne

18. Kyoto

19. Brisbane

20. Los Angeles (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos