“Fjalë vlerësuese për sektorin e mbrojtjes në Shqipëri”, Rama takon kreun e NATO-s në Bruksel

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 17:40 | Politikë

“Fjalë vlerësuese për sektorin e mbrojtjes në

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës në Bruksel.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe vlerësimet e marra gjatë takimit për angazhimin e Shqipërisë në kuadër të aleancës.

Rama e cilësoi takimin me Rutte si gjithmonë të veçantë, ndërsa ndër të tjera thotë se ka marrë fjalë vlerësuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri si edhe seriozitetin e vendit në përmbushjen e detyrimeve.

“Bruksel, Selia e NATO-s - Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos