Deputeti socialist Erion Braçe e shikon korrupsionin si një problem të madh në qeverisje prej 33 vitesh dhe jo problem të qeverisë. Në Intervistën me Merita Hakjan, ai thotë se ky është një fenomen i qëndrueshëm i Shqipërisë për të cilin, përtej modernizimit, duhet të veprojë drejtësia. Sipas tij funksionimi i drejtësisë është domosdoshmëri për luftën ndaj këtij fenomeni. (A2 Televizion)
Braçe: Kandidatë për deputetë apo kryetarë bashkie blejnë vota e janë të pandëshkueshëm
