Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar shqiptarë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2026, 18:41 | Politikë

Dy kongresmenë republikanë amerikanë, Joe Wilson dhe Keith Self, i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku shprehin shqetësim për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, duke kërkuar shqyrtimin e kufizimeve të vizave për zyrtarët shqiptarë të dyshuar për korrupsion të konsiderueshëm. Lajmi bëhet i ditur në një artikull ekskluziv të Fox News.

Në letrën drejtuar Rubios, kongresmenët vlerësojnë se përparimi i reformave në drejtësi në Shqipëri është i brishtë dhe rrezikon të zhbëhet. Ata i kërkojnë Departamentit të Shtetit të shqyrtojë përdorimin e autoritetit që parashikon Seksioni 7031(c), i cili mundëson shpalljen publike të zyrtarëve të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm dhe kufizimin e hyrjes së tyre në SHBA, përfshirë edhe familjarët e afërt.

Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të

Wilson dhe Self i kanë kërkuar administratës amerikane përgjigje deri më 5 nëntor për katër çështje, mes tyre masat ndaj zyrtarëve të dyshuar për korrupsion, mbështetja për reformën në drejtësi dhe roli i ambasadës amerikane në Tiranë për mbrojtjen e protestuesve dhe gazetarëve.

Letra vjen në një kohë kur në Shqipëri vijojnë protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kongresmeni Wilson ka deklaruar për Fox News Digital se Kongresi është i shqetësuar për përdorimin e forcës ndaj qytetarëve që kërkojnë llogaridhënie dhe për akuzat për korrupsion e lidhje me trafikun e drogës, pretendime që kërkojnë vlerësim mbi bazën e fakteve dhe procedurave përkatëse.

Ndërkohë, Rama ka refuzuar të japë dorëheqjen dhe ka propozuar dialog me protestuesit.

Sipas Fox News dhuna që po ndodh në të gjithë Shqipërinë është një shenjë shqetësuese për një vend që po përpiqet të ruajë demokracinë e tij dhe të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos