Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta

Nga A2 CNN
28 Tetor 2026, 18:31 | Politikë

Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë

Qeveria shqiptare ka vendosur krijimin e një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar në Prokurori ose nën hetim për vepra penale të lidhura me dhunën gjatë protestave, grumbullimeve dhe manifestimeve publike.

Vendimi parashikon gjithashtu mundësinë e refuzimit administrativ të daljes nga Shqipëria, si dhe njoftimin e strukturave akomoduese private për personat që plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, regjistri do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe do të përmbajë të dhënat e personave të identifikuar në materialet e referuara nga policia në Prokurori, për të cilët dokumentohen veprime konkrete të dhunshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos