
Bota e lojrave olimpike është tronditur nga dëshmia ish-guvernatorit të Rio De Zhaneiros, i cili ka rrëfyer se ka paguar 2 milionë dollarë për të blerë votat e mjaftueshme që qyteti bregdetar të mund të zhvillonte olimpiadën e vitit 2016.
Serxho Kabral, i cili tani po
vuan dënimin me burg, ka rrëfyer pëpara gjykatës se këto para’ i janë dërguar
ish-Presidentit të Federatës Botërore të Atletikës për të siguruar 9 vota,
mjaftueshëm për të mundur kandidaturat e Madridit, Tokios dhe Çikagos.
Ky është një tjetër skandal i manipulimit të
zgjedhjeve për vendin organizator. Pak ditë më parë, edhe FIFA u përball me
akuza të rënda për caktimin e Katarit si vendi që do të zhvillojë Botërorin e
vitit 2022. (A2 Televizion)