
Nëse për 45 ditë nuk ndryshon asgjë, Mbretëria e Bashkuar, në zbatim të Brexit, do të dalë nga Bashkimi Evropian në mënyrë të ashpër, ku ecuria e 60% të marrëdhënieve tregtare të saj mund të rrezikohen.
Duke dalë nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje do të thotë se Mbretëria e Bashkuar humb akses përparësie në tregun e përbashkët të këtij blloku, duke bërë që marrëdhëniet tregtare t’u nënshtrohen rreziqeve nga kosto dhe tarifa më të larta.
Një shkëputje e ashpër nga BE-ja do të bënte që Mbretëria e Bashkuar të qëndronte jashtë 40 marrëveshjeve tregtare që blloku ka me partnerët e tij tregtar. Marrëveshjet mbulojnë afërsisht 70 vende, të cilat përbëjnë 13% të marrëdhënieve tregtare të Mbretërisë Bashkuar.
Qeveria britanike po nxiton që të ripërpilojë sa më shumë nga këto marrëveshje të BE-së, përpara se të ndodhë Brexit. Deri më tani ka arritur të kryej vetëm 4, që e thënë ndryshe prekin vetëm 3% të marrëveshjeve tregtare të vendit.
Ecuria e ngadaltë e procesit, për sa i përket marrëveshjeve tregtare, do të thotë se marrëdhëniet tregtare të Mbretërisë së Bashkuar, që kapin vlerën 1 trilion stërlina, mbeten të ekspozuara ndaj barrierave të mundshme tregtare. (A2 Televizion)