Është penduar që mbështeti emërimin e Federika Mogerinit në drejtim të diplomacisë së Bashkimit Evropian.
Ish kryeministri Italian, Matteo Renzi, flet pa dorashka në librin e tij të publikuar së fundmi, të titulluar ‘Një rrugë tjetër’.
Ai kritikon ashpër Mogherinin duke thënë se ajo dështoi në drejtim të dikasterit për politikat e jashtme.

“Ndikimi i saj në dosjet me të rëndësishme ishte afër zeros”, shkruan ish kryeministri italian. Siç duket, Mogherini dështoi në realizimin e pritshmërive të Renzit. Ish kryeministri e lançoi atë në Evropë, pikërisht pasi e kishte zgjedhur si ministre të jashtme në qeverinë e tij.
Ndërkaq, ish shefi i qeverisë italiane tashmë shikon kancelaren gjermane, Angela Merkel si pasuesen e denjë të Mogherinit. Megjithatë, Merkel ka bërë të qartë se nuk synon asnjë post në BE. (A2 Televizion)