
Senatori amerikan, Bernie Sanders zyrtarizon rikandidimin për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Kjo është hera e dytë që ai përpiqet të fitojë nominimin brenda Partisë Demokratike.
Senatori 77-vjeçar i Vermontit u shndërrua në një fenomen politik në 2016 me reformat e tij sociale, edhe pse humbi ndaj rivales Hillary Clinton. Në një e-mail për mbështetësit, ai thotë se është koha për të përfunduar revolucionin politik. Një kritik i presidentit Donald Trump, Sanders e ka përshkuar atë gënjeshtar patologjik dhe racist. Sondazhet tregojnë se Sanders zotëron mbështetje shumë të madhe brenda partisë Demokrate. (A2 Televizion)