





Vizita dyditore e Emmanuel Macron në Holandë nisi me incidente, pasi u prit me protesta ndaj projektligjit të pensioneve. Disa herë, ata i ndërprenë edhe fjalimin liderit francez.
Megjithatë, ishte Brigitte Macron ajo që "vodhi” vëmendjen.
Në ditën e parë të vizitës zyrtare të çiftit presidencial në Holandë, Brigitte Macron zgjodhi një dizajn të Luis Vuitton në një ngjyrë që ajo preferon, blu. Me fustanin, Zonja e Parë kishte po ashtu dhe një xhaketë të gjatë me të njëjtën ngjyrë dhe këpucë të zeza me takë të trashë.
Më pas, Brigitte Macron vizitoi parkun Keukenhof me Mbretëreshën Maxima të Holandës, një nga kopshtet më të bukura në vend.
Kurse, në eventin e organizuar nga pallati për çiftin presidencial francez, ajo zgjodhi një fustan të gjatë blu, me modele argjendi dhe temina në pjesën e sipërme.
Dhe, në përfundim, në një vizitë në një institucion të shëndetit mendor, zonja Macron zgjodhi të ishte më rehat duke veshur një kostum në ngjyrë blu të hapur, këmishë të bardhë dhe këpucë të zeza me takë. (A2 Televizion)