Bushati: Prania e SHBA është e pazëvendësueshme në rajon

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2018, 11:26 | Sociale
Bushati: Prania e SHBA është e pazëvendësueshme në

Shqipëria mori kryesimin e kartës SHBA-Adriatik për vitin 2019. Në Ministerialin e zhvilluar në Mal të Zi, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se prania e Shteteve të Bashkuara është e pazëvendësueshme në rajon.

“Gjatë vitit në vijim ne do të punojmë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vijuar angazhimin e tyre në çështjet e sigurisë në rajonin tonë sepse prania e tyre është e pazëvendësueshme. Do të kontribuojmë dhe do të punojmë me aleatët në mënyrë që të lehtësojmë procesin e aderimit të Kosovës në këtë nisëm dhe po kështu do të vijojë bashkëpunimi me NATO-n për këtë nisëm, sidomos për ato vende të cilat kanë një raport tanimë të institucioanlizuar, por nuk janë vende anëtare të organizatës”, tha Bushati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos