Përfaqësuesi i komunitetit mysliman në Fier ka denoncuar ankesat e disa besimtarëve, sipas të cilëve anketuesit e Censit kanë tentuar të plotësojnë vetë formularët e qytetarëve, duke u marrë atyre vetëm emrat dhe numrat e telefonave. Ndërkohë edhe Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit ka kontestuar pyetjen që i drejtohet qytetarëve, nëse jeni praktikant i besimit që deklarojnë. (A2 Televizion)
Censi 2023, klerikët e Fierit shqetësime për vërtetësinë e anketimit
