Certifikohen zgjedhjet në Serbi, shqiptarët marrin zyrtarisht 3 mandate

Nga A2 CNN
6 Korrik 2020, 18:44 | Ballkani
Certifikohen zgjedhjet në Serbi, shqiptarët marrin zyrtarisht 3

Komisioni Zgjedhor në Serbi ka certifikuar më në fund rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 20 qershorit duke konfirmuar 3 mandate në Kuvendin e ri për aleancën e shqiptarëve.

Në zgjedhjet e qershorit në Serbi morën pjesë 48/93 e qytetarëve me të drejtë vote dhe fitues u shpall sërish partia e presidentit Vuçiç me një diferencë të madhe, duke përfituar dhe nga bojkoti i partive kryesore opozitare.

Koalicioni i drejtuar nga partia e Vuçiç mori 60.6% të preferencave ose e thënë ndryshe 188 mandate, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, mori 26.437 vota ose 0.82%, përkthyer në 3 mandate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos