Çfarë është Strep A, virusi i rrezikshëm që ka marrë deri më sot tri jetë fëmijësh

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 14:23 | Lifestyle
Çfarë është Strep A, virusi i rrezikshëm që ka

Një fëmijë u bë viktima e radhës, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit të Streptokokut të grupit A. Janë tri fëmijë që kanë humbur jetën, pasi janë prekur nga ky virus brenda një jave.

Autoritetet shëndetësore, të cilat nuk e bëjnë të ditur moshën e fëmijës, njoftojnë se ai ishte në shkollën “Ealing” në Londrën perëndimore.

Javën e kaluar kanë humbur jetën si pasojë e virusit në fjalë edhe dy fëmijë të tjerë në moshë shkollore, ndërsa ekspertët u kanë bërë thirrje drejtuesve të shkollave që të marrin masa për parandalimin e përhapjes së infeksioneve mes fëmijëve.

Simptomat e Strep A

Streptokoku i grupit A mund të shkaktojë: temperaturë shumë të lartë, infeksion të rëndë në fyt dhe në raste të rralla komplikacione të rënda invazive.

Gjithashtu, mund të shkaktojë infeksion lëkure, por që mund të kurohet duke u mjekuar me një regjim antibiotikësh përkatës të lëshuar nga autoritetet shëndetësore.

Si transmetohet?

Sipas Sky News, ky virus mund të shpërndahet përmes kollës, teshtimës, apo kontaktit lëkurë më lëkurë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/01/gripi-stinor-dhe-koronavirusi-si-te-mbroni-veten-nga-pandemite-kete-dimer/

A2 CNN Livestream

Latest Videos