U tha se e sulmoi ariu në mal dhe vdiq, ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 53-vjeçarit

Nga Igli Çelmeta
4 Nëntor 2026, 09:41 | Kronikë

U tha se e sulmoi ariu në mal dhe vdiq, ekspertiza zbulon plagë nga

Një 53-vjeçar nga Bulqiza u gjet i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës dhe u tha se e sulmoi ariu në mal.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Tiranë, dyshohet se në trupin e viktimës është konstatuar një plagë e shkaktuar nga armë zjarri, me një predhë plumbi në gjoksit.

Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos