Qeveria shqiptare ka nisur tashmë zbatimin e planit A financiar ndaj emergjencës shëndetësore, në të cilin ka planifikuar edhe ato që i quajti “pagat e luftës”, që nënkupton kompensimin e pagës minimale për 60421 individë të punësuar dhe të vetëpunësuar në biznesin e vogël me xhiro deri 14 milionë lekë në vit, si dhe dyfishimin e ndihmës ekonomike për të varfrit. Por si është gjendja reale e biznesit të vogël, si edhe biznesit të madh, që jep 56,3% të GDP-së? Të ftuar në A2 Business: Bujar Muço, nënkryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël; Arben Shkodra, sekretar i Shoqatës së Prodhuesve. (A2 Televizion)
Çfarë ndodh me bizneset jashtë skemës së qeverisë?
