Ndodh rëndom që kur ndodhemi në një hotel, veçanërisht kur ai është modern dhe luksoz, të marrim me vete pas ndenjes disa “kujtime” nga dhoma.
Bëhet fjalë për zakonisht për shampot ose sapunin e markës luksoze, setin e furçave, stilolapsat ose, në maksimum, shapkat njëpërdorimshme. Kujtime të padëmshme, madje përgjithësisht të toleruara nga vetë strukturat. Por jo të gjithë ndalojnë te këto aksesorë, përkundrazi.
Raportimet për vjedhjen e peshqirëve dhe varësve të drurit për veshjet janë të shumta dhe më se normale, por nuk ndalen aty. Sipas të dhënave reale të mbledhura në portalin Wellness Heaven mbi 1157 hotele me 4 ose 5 yje kryesisht në Europë, sasia dhe shumëllojshmëria e sendeve të vjedhura është vërtetë e habitshme.

Setet e shampove dhe furçave janë nga “kujtimet më të preferuara nga hotelet 
Setet e shampove dhe furçave janë nga “kujtimet më të preferuara nga hotelet 
Setet e shampove dhe furçave janë nga “kujtimet më të preferuara nga hotelet 
Edhe shapkat preferohen 
Lulet e freskëta riciklohen shumë thjesht 
Nuk janë pak ata që përqendrohen te sistemet e dushit, dhe hidromasazhet 
Nuk janë pak ata që përqendrohen te sistemet e dushit, dhe hidromasazhet 
Elementët e saunës janë vjedhur disa herë në Austri 
Nuk janë pak ata që përqendrohen te sistemet e dushit, dhe hidromasazhet 
Pajiset elektronike janë gjithmonë të rrezikuara 
Një jastëk i rehatshëm tërheq vëmendjen 
Ka edhe nga ata që synojnë dyshekun luksoz!
Ka nostalgjikë të momenteve të kaluara në dhomë që nuk preferojnë sendet materiale dhe vjedhin pllakën plastike ku ndodhet numri i dhomës tek dera. Por ka edhe nga ato që shndërrojnë hotelin me një dyqan pajisjesh hidraulike, dhe ja ku zhduken kokat e dushit të firmës së shtrenjtë, deri tek sistemi i hidromasazhit ose edhe lavamani modern.
Ka edhe “zdrukthëtarë”, si personat që kanë vjedhur elementët e drurit që përbënin një sauna në një hotel austriak në Salcburg, ose ato që thjesht “riciklojnë” buqetat e luleve të freskëta dhe ia dhurojnë të dashurës. Shumë në modë nga raporti ishte vjedhja e pajisjeve për kafen, si dhe tabletat në hotelet më teknologjikë.
Këto persona duket sikur e kanë për zemër t’i rikthehen komoditetit që kanë përjetuar në hotel edhe në banesat e tyre, aq sa jo vetëm që marrin me vete jastëkun me pupla, por në disa raste kanë patur guximin të zhdukin edhe dyshekun duke përfituar nga kontrollet më të pakta të natës vonë, dhe ashensorët që zbresin direkt në parkingun ku ndodhej makina e tyre. (A2 Televizion)