
Chelseat i mjaftoi një barazim 1-1 me Lecesterin për të blinduar vendin e tretë në Premier League. Në javën e parafundit, blutë e Londrës vuajtën jo pak në Stamford Bridge dhe e panë vetën në disavantazh me Madisson në minutën e gjashtë .
Megjithatë dhe kundërpërgjigja e skuadrës së Tuchel erdhi shpejt me Markos Alonso. Një pikë që vlen shumë për londinezët pasi sigurojnë kualifikimin në Champions League sezonin tjetër .
Një festë e paparë ndodhi në Liverpool ku Everton përmbysi Crystal Palace dhe siguroi qëndrimin në Premier League. Një ndeshje e çmendur dhe shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por vetëm në minutën e 85 Everton realizoi golin e përmbysje se me Calvert Lewin çfarë bëri që në stadium të shpërthente festa.
Tifozët e Everton nuk u përmbajtën dot dhe menjëherë pas golit pushtuan fushën për t’u përqafuar me futbollistet e tyre. U desh ndërhyrja e policisë që situate të normalizohej pas disa minutash ndërprerje.
Me këtë fitore Everton blindon vendin e 16 me 39 pikë, 4 më shumë se Leeds që pozicionohet në vendin e 18 kur ka mbetur dhe një javë nga fundi. (A2 Televizion)