Chelsea fiton në “San Siro”, komplikohet kalimi i grupit për Milanin

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 23:08 | Futboll
Chelsea fiton në “San Siro”, komplikohet kalimi i grupit

Chelsea triumfoi 0-2 në San Siro ndaj Milanit, duke qenë tashmë një hap larg fazës së ardhshme të Champions League. Në anën tjetër, për kuqezinjtë komplikohet kualifikimi teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi.

Kampionët e Italisë u dorëzuan pas vetëm 18 minutash loje, pasi Tomori e la ekipin me një lojtar më pak. Ai u ndëshkua me kartonin e kuq pasi shkaktoi një 11-metërsh, të cilin e ktheu në gol Jorginho. Në minutën e 38, Aubameyang e vulosi rezultatin në 0-2.

Në ndeshjet e tjera të kësaj të marte bie në sy barazimi mes PSG-së dhe Benfica-s 1-1, ndërsa me të njëjtin rezultat u mbyll edhe Shakhtar-Real Madrid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos