
Amir Rahmani do të qëndrojë 2 muaj larg fushës së blertë. Lajmin e ka barë publike vetë faqja zyrtare e Napolit që me anë të një postimi njoftoi tifozët për lajmin e keq.
Sipas klubit Italian, mbrojtësi ka dëmtuar tendinën e kofshës së majtë dhe do të mungojë për një kohë të gjatë duke humbur shumë ndeshje decisive.
Ai u dëmtua në duelin ndaj Cremoneses këtë javë teksa kërkoi menjëherë zëvendësimin. Që pas largimit të Koulibali nga Napoli, Amir Rrahmani është kthyer në një titullar fiks për skuadrën duke marrë dhe rolin e liderit në mbrojtjen napolitane. (A2 Televizion)