
Joaquin Correa, lojtari më i ri i Interit, i cili u ble nga Lazio vetëm pak ditë më parë, ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën zikaltër.
Sulmuesi argjentinas shënoi dy golat e fitores 3-1 ndaj Veronës, vetëm disa minuta pasi kishte zëvendësuar Lautaro Martinezin, duke i dhënë Interit 3 pikët e radhës në kampionat, ku ekipi i Simone Inzaghit ka grumbulluar pikë të plota në dy ndeshjet e para.
Inter kaloi në disavantazh pas një gabimi të Handanovic, i cili pasoi gabim dhe Ilic përfitoi për ta ndëshkuar.
Lautaro barazoi në pjesën e dytë, përpara se Correa të dërgonte topin me kokë në rrjetë, pas një krosimi të Darmian nga e djathta e sulmit. Në minutën e fundit të ndeshjes, Correa shënoi golin e tretë për Interin dhe të dytin personal, duke vulosur ndeshjen në 3-1. (A2 Televizion)