
Shqiptarët, ndër popujt më të varfër në Rajon dhe Europë po paguajnë përherë edhe më shtrenjtë për ato çka konsumojnë. Frutat, perimet dhe zarzavatet janë ndër ato produkte, çmimet e të cilave kanë pësuar rritje me 25 për qind në 5 vitet e fundit.
Nga ana tjetër, paga mesatare në vend në po të njëjtin hark kohor u rrit vetëm me 15,6 për qind. Nga 47,522 lekë që ishte në vitin 2016, ajo arriti në 54,951 lekë vitin e shkuar.
Minimaliste ka qenë rritja e pensionit mesatar. Nga 14,873 lekë që merrte një pensionist në qytet në 2016-n, vitin pandemik ai mori 15,732 lekë.
Kostot e larta të jetesës shoqëruar nga paga dhe pensione të ulëta bën që qytetarët të ankohen për çmimet të larta, gati të papërballueshme. Rritjen e çmimeve, tregtarët ja atriubuojnë rënies së kërkesës dhe mallit të importit.
Edhe pse një ndër vendet që eksporton më shumë nga çka importon, në Shqipëri çmimet e fruta-perimeve dhe zarzavateve vijojnë të pësojnë rritje. Ekspertët faksojnë politikat taksuese si dhe mungesën e subvencioneve për të inkurajuar bujqit dhe fermerët. (A2 Televizion)