Covid-19 në Britaninë e Madhe, fëmijët 12-15 vjeç do të vaksinohen me një dozë

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 16:50 | Bota
Covid-19 në Britaninë e Madhe, fëmijët 12-15 vjeç do

Fëmijët mbi 12 vjec në Britaninë e Madhe, do t’u ofrohet vaksina kunder koronavirusit. Pas hezitimi fillestar për të vaksinuar këtë grupmoshë, zyrtarët e lartë të shëndetësisë në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandën e veriut, rekomanduan që grupmoshës 12-15 vjec tu jepej një dozë e vetme e vaksinës së Pfizer dhe Biontech, në një hap që synon shmangien e një izolimit tjetër gjatë stinës së dimrit.

“Në këndvështrimin tonë, përfitimet i tejkalojnë rreziqet në një shkallë të mjaftueshme, sa ne rekomandojmë ministrat në të 4-rta shtetet, që të ofrojnë, etheksoj fjalën ‘ofrojnë’, vaksinën përgrupmoshën 12 deri në 15 vjec.”, deklaroi Chris Whitty, zyrtar i lartë i shëndetësisë.

Ministri i shëndetësisë tha se qeveria e kishte pranuar rekomandimin dhe se vaksinimi pritet të nisë javën e ardhshme. Vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Francën dhe Italinë, ua kanëofruar tashmë vaksinën adoleshëntëve mbi 12 vjec, por Britania e madhe kishte rezistuar.

Aktualisht po imunizon të gjithë personat mbi 16 vjec, dhe gati 90% e tyre e kanë marrë të paktën një dozë. Më herët gjatë muajit, komisioni I përbashkët për vaksinimin sugjeroi që vaksinat tu jepeshin vetëm adoleshentëve me probleme shëndetësore, duke mos mbështetur imunizimin e fëmijëve të shëndetëshem që nuk rrezikohen seriozisht nga sëmundja.

Qeveria konservatoree Johnson shpreson qe vaksinimi I gjerë, e jo kufizimet, do të mbajnë nën kontroll infektimet gjatë mujave të dimrit, kur virusët respiratore përhapen më lehtësisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos