
Presidenti rus, Vladimir Putin është vetizoluar pasi disa persona të rrethit të tij të ngushtë kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19.
Lajmin e konfirmoi Kremlini që gjithashtu shtoi se presidenti kishte kryer një test, i cili kishte dalë negativ.
Putin është vaksinuar në muajin mars kundër koronavirusit, më shumë se 3 muaj pasi nisi vaksinimi i grupmoshës së tij.
Kremlini tha gjithashtu se të gjithë takimet e presidenti rus për këtë javë do të zhvilloheshin me videokonferencë. (A2 Televizion)