COVID-19, shtohen të infektuarit në Kosovë, 127 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 15:48 | Ballkani
COVID-19, shtohen të infektuarit në Kosovë, 127 raste të

Maqedonia e Veriut vazhdon të raportojë numër të lartë të rasteve me Covid-19. 127 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë më koronavirus, pas 702 testimeve të kryera në 24 orët e fundit. Viktimat janë 3, të moshës 62, 78 dhe 82-vjeçare.

Në total, mbi 3100 vetë janë infektuar me virusin e ri në Maqedoninë e veriut, ndërsa humbjet e jetëve janë 156. Komisioni për sëmundjet infektive propozon zgjatjen e masës përkufizimin e lëvizjeve nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit.

Maqedonia riktheu masën e ndalim-qarkullimit, mes rritjes shqetësuese të infektimeve. Lëvizja u kufizua nga mbrëmja e së enjtes deri në orën 6 të së hënës, veçanërisht në komunat më të prekura, përfshirë atë të Shkupit. Por sipas ministrit të brendshëm, shumë qytetarë nuk i kanë zbatuar masat, e gjatë këtyre ditëve janë evidentuar mbi 600 shkelje, kryesisht në kryeqytet. 

https://a2news.com/2020/06/07/maqedonia-e-veriut-shteti-me-numrin-me-te-larte-te-rasteve-te-reja-ne-rajon/

Qeveria sllovene njoftoi se do të aplikojë masën e detyrueshme të karantinimit 14-ditorë për të gjithë ata që vijnë nga Maqedonia e Veriut. Edhe Kosova ka shënuar rritje të rasteve me Covid-19, me 40 të tilla të shënuara gjatë 24 orëve të fundit.

Mikrobiologu Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, tha se nëse rritja e infektimeve shkon paralelisht me rritje te numrit të pacientëve të shtruar në spital e terapi intensive, atëherë rimbyllja e vendit është opsion real. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos