
Vijojnë të jenë negative të dhënat që vijnë nga Maqedonia e Veriut për sa i përket pandemisë së koronavirusit.
Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit në vend kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 101 persona të tjerë, shifër kjo më e lartë që prej muajt prill.
Gjithashtu 4 persona kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës me origjinë nga Kina duke e çuar në 145 bilancin total të viktimave. Shkupi vazhdon të mbetet vatra e rasteve të reja dhe sipas raportit, në kryeqytet janë shënuar 59 raste.
Numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga nisja e pandemisë ka arritur në 2,492 prej të cilëve 1,605 janë shëruar. (A2 Televizion)