Debati në Parlamentin e Holandës: Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për konferencën e parë ndërqeveritare

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 21:11 | Politikë
Debati në Parlamentin e Holandës: Shqipëria nuk i përmbush

Deputeti holandez Pieter Omtzigt ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në Twitter se Parlamenti i Holandës debatoi sot mbi Shqipërinë dhe rezultati i debatit nuk ishte pozitiv për vendin tonë.

“Sapo patëm një debat në Parlamentin holandez. Qeveria holandeze, ministri i Jashtëm Stef Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe Reformën Zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj “reforme”, shkruan deputeti në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos