
Kryeministri Edi Rama mbledh sot kryebashkiakët, ku do te diskutohet strategjia kombëtare e decentralizimit të pushtetit vendor.
Në rendin e ditës, është performanca financiare e qeverisjes vendore. Por mësohet se gjithashtu në fokus të takimit, do të jetë menaxhimi i sezonit turistik veror, por edhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Takimi do të nisë në orën 11:00, ndërsa pritet të zgjasë deri rreth orës 15:00. Agjenda fillon me diskutimin për decentralizimin dhe performancën financiare të qeverisjes vendore me fjalën e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Ai do të pasohet nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, dhe më pas edhe nga kryeministri Edi Rama. (A2 Televizion)