Urdhri i ndalimit të dëshmive të Dumanit, Berisha: Atentat ndaj lirisë së mediave. Rikthim i ligjit të  dënimit për agjitacion e propagandë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2022, 17:51 | Politikë
Urdhri i ndalimit të dëshmive të Dumanit, Berisha: Atentat ndaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas urdhrit të Prokurorisë për mos publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, pasi në të kundërt kushdo që i boton qoftë edhe në mënytrë të pjesshme rrezikon të dënohet. Në një postim në Facebook, kreu i Partisë Demokratike e cilëson këtë vendim antikushtetues dhe atentat ndaj lirisë së mediave. Ai akuzon kryeministrin dhe kërkon “largimin e menjëhershëm të mercenarëve të Edi Ramës nga sistemi i drejtësisë”. Sipas tij ky vendim shënon rikthimin e ligjit e dënimit për agjitacion e propagande të diktaturës Hoxhiste.

Gjithashtu ai u këkron gazetarëve të mos zbatojnë këtë vendim që cenon lirinë  e mediave dhe fjalës së lirë.

Postimi i Berishës:

Vendimi antikushtetues i Edi Rames me SKAP-in e Partise rikthen ligjin e Agjitacion Propagandes!

Te dashur miq,

Vendimi i Edi Ramës me Skap-in e tij për të dënuar me 3 vite burg gazetarët që publikojnë dëshmitë e Dumanit të qeverisë është një akt  antikushtetues, censurë policeske dhe atentat ndaj lirisë së mediave, i ndermarre për të mbrojtur Edi Ramën dhe qeveritarët e tij që kane qindra orë telefonata me Dumanët e qeverisë.

Ky vendim i pashembullt ne 30 vitet e fundit shënon rikthimin e ligjit e dënimit për agjitacion e propagande të diktaturës Hoxhiste.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt tejet të rëndë censure dhe kërkoj largimin e menjëhershëm të mercenarëve të Edi Ramës nga sistemi i drejtësisë. Gjithashtu, u bëj thirrje gazetarëve të mos zbatojnë akte antikushtetuese, por të qëndrojnë të pamposhtur në mbrojtje të lirisë së mediave, dhe të publikojnë çdo telefonatë të Edi Ramës, Taulant Ballës, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit dhe të çdo deputeti, qeveritari vendor, gjykatësi apo prokurori dhe çdo zyrtari tjetër me vrasësit serial, përdhunuesit, grabitësit e bandave të partisë.

U bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së mediave të dënojnë me ashpërsinë më të madhe këtë vendim të rrezikshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos