Defender Europe 21, pamje nga stërvitja ekstreme në bazat shqiptare

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 13:43 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa pamje nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 21”, që po zhvillohet në disa shtete të Europës, mes të cilave edhe në Shqipëri. Në pamjet e publikuara nga kryeministri, duken operacionet e realizuara në disa baza që ndodhen në të gjithë Shqipërinë. Mbi 1000 trupa shqiptare po marrin pjesë në stërvitje, së bashku me forcat e armatosura të 16 shteteve të tjera, aleate të NATO-s. Në total, do të marrin pjesë 28 mijë trupa. Në Shqipëri, stërvitja do të zhvillohet në disa baza, si ajo e Bizës, Kuçovës, në Zall-Herr, etj. I udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mes 28 mijë trupave nga 26 kombe, “Defender 21” ka si synim ndërtimin e gatishmërisë operacionale të të gjitha vendeve aleate të NATO-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos