
Komunikimi i përjavshëm i kryetarit të PD me ndjekësit në rrjetet sociale u transmetua në kohën kur kryesocialisti Edi Rama kishte nisur të fliste nga asambleja.
Zgjedhja e Ervin Demos si drejtues politik në qarkun e Tiranës në krah të Albana Koçiut ishte ndër komentet e para të Berishës.
Dy forcat kryesore politike kanë ndezur diskutimet për zgjedhjet vendore, e për këtë Berisha u tregua I gatshëm të bashkëpunojë edhe me partitë e opozitës që e kritikojnë.
Emra jashtë partisë kërkoi dhe për kandidatin në Bashkinë e Tiranës ku theksoi krijimin e një fronti.
Duke folur mbi përplasjet brenda PS, kujtoi se Elisa Spiropali nuk pati guxim të çojë deri në fund nismën e saj.
Në vëmendje Berisha solli dhe Samitin e NATO-s ku theksoi se nuk bëhet fjalë për shtyrje por për anulim. Sipas tij krerët e shteteve anëtare nuk mund të vijnë në tiranë për shkak të qeverisë së Ramës (A2 Televizion)