Denoncimet e opozitës, "po ushtrohet dhunë e presion ndaj qytetarëve"

Nga A2 CNN
29 Qershor 2019, 19:30 | Politikë
Denoncimet e opozitës, "po ushtrohet dhunë e presion ndaj

Demokratët vendosën t’i  bëjnë nëpërmjet video dëshmive denoncimet se sipas tyre mazhoranca po bën presion për vota dhe po ushtron dhunë ndaj kundërshtarëve.

Jorida Tabaku iu referua një rasti në Roskovec ku kryebashkiakja kërcënonte me heqjen e kempit.

Ndërsa denoncimi i Edi Palokës lidhej me Dibrën, ku të premten në mbrëmje ndodhi përplasja me policinë e mbështetësve të PD-së.

“Filmoni, regjistroni, fotografoni, çdo dhunim dhe mashtrim që regjimi i Ramës po bën”, deklaroi Paloka.

LSI nëpërmjet Petrit Vasilit denoncoi presionet që po i bëhen biznesit për votat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos