Lëndë plasëse në verandën e një banese në Lezhë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2026, 09:10 | Kronikë

Lëndë plasëse në verandën e një banese në

Një sasi lënde plasëse dyshohet se është hedhur në verandën e një banese në lagjen “Lalm i Ri” në Lezhë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:55, ndërsa banesa i përket shtetases me inicialet D. Gj.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin ose autorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos