
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në fraksionin e ndarë të dosjes Meta-Kryemadhi, të cilët u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Për Fatime Kryemadhin, gjykata caktoi dënimin me 7 vite e 6 muaj burg për veprën "pastrim parash", i cili, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, u reduktua në 5 vite. Më pas, dënimi u konvertua në 2 vite shërbim prove.
Për të pandehurën Ema Çoku, GJKKO caktoi 2 vite burg, të reduktuara në 1 vit e 4 muaj pas gjykimit të shkurtuar.
Dënimi u konvertua në 2 vite e 8 muaj shërbim prove. Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Ndërsa për Pirro Xhixhon, gjykata vendosi pafajësinë për akuzën e korrupsionit dhe hoqi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Në të njëjtin vendim, GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e vilës në pronësi të Fatime Kryemadhit. (A2 Televizion)