
Derbi i Londrës, Chelsea-Tottenhan, është mbyllur në barazim 2-2 mes lojës së bukur dhe tensionit mes trajnerëve.
Mbrojtësi i marrë në merkaton e verës nga Napoli, Koulibaly, realizoi një gol fantastik në pjesën e parë të ndeshjes duke kaluar “Blutë e Londrës” në avantazh.
Në minutën e 68, Hojbjerg barazoi për Totenham, ndërsa pati edhe tension mes trajnerëve Tuchel e Conte.
Jamës riktheu në avantazh Chelsea-n, por në minutën e 96-të Kane barazoi rezultatin.
Në këtë takim, Armando Broja u aktivizua vetëm në minutën e 88-të, duke mos arritur të lërë gjurmë. (A2 Televizion)