Dhuna ndaj lojtarëve, Skënderbeu: Të zbardhet ngjarja, ose braktisim garën

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2019, 19:15 | Futboll
Dhuna ndaj lojtarëve, Skënderbeu: Të zbardhet ngjarja, ose

Klubi i Skënderbeut doli me një deklaratë zyrtare pasditen e sotme në lidhje me dhunën e ushtruar në dhomat e zhveshjes në Fushë Krujë ndaj lojtarëve korçarë në ndeshjen ndaj Kastriotit.

Më anë të deklaratës, Skënderbeu dënon fuqishëm aktet e ndodhura, ndërsa kërkon vendosjen para drejtësisë së personave përgjegjës.

Klubi i Skënderbeut kërkon me ngulm nga organet kompetente nisjen e hetimeve, zbardhjen e plotë të çështjes dhe evidentimin e autorëve të këtij incidenti të mirëorganizuar, sipas tyre. Në rast të kundërt, thuhet në deklaratë, klubi do të rishikojë vazhdimin e garës deri në fund. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos