Higuain “ringjallet” te Chelsea, shënon dy gola në fitoren 5-0

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2019, 17:38 | Futboll
Higuain “ringjallet” te Chelsea, shënon dy gola në fitoren

Në ndeshjen e parë me londinezët e Chelsea-t, argjentinasi Higuain nuk mundi të linte gjurmë, madje mori edhe shumë kritika. Por në ndeshjen e dytë, ish-lojtari i Milanit, tregoi vlerat e tij duke shënuar dy gola në fitoren e thellë 5-0 të Chelsea-t ndaj Huddersfield.

Për t’u veçuar ishte goli i dytë. Sulmuesi realizoi me një goditje nga mbi 20 metra, duke mos I dhënë asnjë shans portierit të Huddersfield.

Po ashtu, edhe belgu Hazard arriti ta dërgojë dy herë topin në rrjetë në këtë ndeshje.

Me herët në Premier League, Tottenham mori një fitore minimale 1-0 ndaj Newcastle. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=DVjf8InFhMg

A2 CNN Livestream

Latest Videos