Kastrioti, fitore dramatike ndaj Skënderbeut që zhytet në krizë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2019, 16:05 | Futboll
Kastrioti, fitore dramatike ndaj Skënderbeut që zhytet në

Kastrioti triumfoi 2-1 në një ndeshje dramatike ndaj Skënderbeut të zhvilluar në Fushë Krujë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa 3 golat u shënuan në pjesën e dytë. Ymeraj shënoi i pari për vendasit, ndërsa në minutën e 80 Vangjeli barazoi rezultatin, duke krijuar idenë se dy skuadrat do të ndanin nga një pikë nga kjo përballje.

Por në minutat e shtesës, Kastrioti arriti të shënojë golin e fitores me anë të sulmuesit Roxher.

Kastrioti me këtë fitore mban gjallë shpresat për mbijetesë duke i lënë vendin e fundit tashmë Kamzës, ndërsa Skënderbeu vijon ecurinë negative në kampionat.

Për t’u theksuar është edhe një incident i ndodhur në dhomat e zhveshjes para nisjes së takimit. Klubi korçar pretendoi se persona të paautorizuar u futën në dhomat e zhveshjes dhe dhunuan disa prej futbollistëve të Skënderbeut. Madje, korçarët nuk pranuan ta luanin takimin deri sa morën siguri për mbarëvajtjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos