5 ditë më parë, Dan Hutra mori jetën e 3 vajzave dhe plagosi 3 të tjera. Ai kaloi një kalvar të gjatë nëpër burgjet e vendit dhe pavarësisht kësaj ai sërish vrau, vetëm 2 javë pasi përfundoi dënimin e fundit. Si trajtohen të dënuarit në Shqipëri? A iu bëhet atyre analiza psiko-sociale dhe çfarë qëndrimi ka shoqëria shqiptare ndaj dhunës në familje? Përgjigje këtyre pyetjeve iu dha në Ditarin e orës 13:00 në A2 CNN sociologu Gëzim Tushi, i cili u shpreh se ka pasur përmirësime të mëdha të Kodit Penal, i cili është sipas standardeve europiane, por sipas tij, nuk përputhen me realitetin shqiptar. (A2 Televizion)
Dhuna në familje, Tushi: Standardet europiane nuk përputhen me realitetin shqiptar
