Një "lum" studentësh kanë zbritur në plazhin “Fort Lauderdale” të Floridës, në kuadër përgatitjeve paraprake për sezonin e ri të pushimeve pranverore në shkallë të plotë që prej vitit 2019, për shkak të mbylljes nga pandemia.
Ndërkohë, një prani e shtuar e policisë ishte gjithashtu e dukshme përgjatë plazhit në “Fort Lauderdale”. Oficerët me biçikleta dhe automjete u panë duke patrulluar zonën.
Përgatitja për sezonin e ngarkuar vjen pasi zyrtarët amerikanë, përfshirë Departamentin e Shtetit, paralajmëruan amerikanët që të mos udhëtojnë në Meksikë pas një sërë krimesh të dhunshme atje.
Megjithatë, qindra pushues u shfaqën të grumbulluar në grupe në Cancun, në shtetin meksikan të Quintana Roo, ku SHBA u ka thënë udhëtarëve që të "ushtrojnë kujdes të shtuar".
Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador tërhoqi paralajmërimet e zyrtarëve amerikanë të hënën, duke pretenduar se ata ishin pjesë e një lëvizjeje 'anti-Meksikë' të orkestruar nga disa politikanë amerikanë.
“Meksika është më e sigurt se Shtetet e Bashkuara. Nuk ka asnjë problem me udhëtimin e sigurt nëpër Meksikë”, u tha Obrador gazetarëve.
Presidenti deklaroi se, edhe media amerikane ishte gjithashtu fajtore në komplotin e supozuar. (A2 Televizion)






























