"Dimri i acartë" në SHBA, dëborë dhe temperatura rekord gjatë të gjithë shkurtit

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 13:29 | Bota

Përsëri me stuhi, nga bregu në breg. I ftohti i acartë që pushtoi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, vijon edhe gjysmën e dytë të shkurtit. Në veriperëndim të paqësorit, Siatëll ka përjetuar sasinë më të madhe të borës në më shumë se 50 vjet.

Shumica e shteteve amerikane kanë shpallur tashmë gjendjen e emergjencës prej fundjavës, përfshirë Oklahoman, ku u shënuan së paku 80 aksidente automobilistike, ndërsa në Hjuston kishte më shumë se 100. Për pasojë, Presidenti Joe Biden miratoi shpalljen e emergjencës federale në Teksas.

Moti ka shkaktuar probleme të furnizimit me energji elektrike, përqark Shteteve të Bashkuara, me më shumë se gjysmë milioni banorë, në 5 shtete, që nuk kanë pasur energji të dielën në mbrëmje.

Por duket se i ftohti nuk do të ndalet me kaq. Në Konektikat, autoritetet janë të shqetësuara se po mbarojnë furnizimet me kripë për rrugët. (A2 Televizion)

https://youtu.be/hJpMaj87sMY

A2 CNN Livestream

Latest Videos