All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Koronavirusi në Itali, mbi 11 mijë të infektuar, ulen viktimat

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 21:07 | Bota
Koronavirusi në Itali, mbi 11 mijë të infektuar, ulen viktimat
All - Paragraf - 1

Bilanci italian i koronavirusit vijon të shënojë ulje. Kështu, në 24 orët e fundit janë regjistruar 11,068 infeksione krahasuar me afro 14 mijë që ishin një ditë më parë. Rastet e reja vijnë nga 205,642 testime.

Po ashtu autoritetet kanë raportuar 221 vdekje ndërkohë që bilanci i djeshëm flistë për 313 viktima. Me shifrat e sotme, numri i fataliteteve që nga nisja e pandemisë në vendin fqinj shkon në 93,557.

All - Paragraf - 3

Për shkak të variantit të ri të koronavirusit, Italia vijon të jetë nën masa të rrepta sigurie.

Kështu kalimi nga një rajon në tjetrin mbetet i ndaluar deri më 25 shkurt, ndërkohë që rajone si Toskana, Abruzzo dhe Liguria, kalojnë në “zona portokalli”, me masa më të kufizuara, që parashikon ndër të tjerat mbylljen e restoranteve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos