Pas turnit të takimeve me politikën shqiptare, Christian Hellbach dhe Thomas Ossowski, të ngarkuarit për Evropën Juglindore dhe Politikat e BE pranë Ministrisë të Punëve të Jashtme gjermane nxorën një deklaratë ku theksojnë se “debatet dhe përballjet politike janë të dëshiruara në çdo demokraci, dhe e drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike”.
Dy diplomatët gjermanë gjithsesi nënvizojnë se “dhuna është e papranueshme”, dhe që qëndrimi i opozitës për të bojkotuar parlamentin dhe sidomos për të djegur mandatet “është i gabuar”.
Gjermanët i bënë thirrje opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Edhe pse sipas tyre “duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve në forcën e votës së tyre”, ky element arrihet sipas tyre vetëm me një “parlament funksional”. (A2 Televizion)