
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes, gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Kos deklaroi se deri më tani rezultatet e vendeve janë të ndryshme, duke veçuar tre shtete që kanë shënuar përparim të mirë në zbatimin e reformave.
Ajo solli si shembull Malin e Zi, i cili ka përmbushur 94% të reformave dhe pritet të përfitojë 81 milionë euro në raundin e dytë të pagesave, shkruan A2CNN.
Sa i përket Shqipërisë, komisionerja bëri të ditur se vendi ka zbatuar 80% të reformave dhe do të përfitojë 185.6 milionë euro në këstin e katërt të pagesave.
Ndërsa Maqedonia e Veriut ka përmbushur 56% të reformave dhe pritet të marrë 79 milionë euro.
“Të gjithë së bashku do të hyjmë në vitin e fundit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Deri më tani, rezultatet tuaja janë të ndryshme. Tre shtete kanë bërë përparim të mirë në reforma, ndërsa tre shtete të tjera...
Për shembull, Mali i Zi ka arritur në zbatimin e 94% të reformave, që do të thotë se do të marrë 81 milionë euro në raundin e dytë të pagesave.
Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave dhe do të marrë 185.6 milionë euro në pagesën e katërt, ndërsa Maqedonia e Veriut ka zbatuar 56% dhe do të marrë 79 milionë euro.
Ky Plan i Rritjes kishte si synim rezultatet dhe rritjen. Kur të arriheshin këto rezultate, vendet do të merrnin përfitimet përkatëse. Kjo do të thotë se Mali i Zi dhe Shqipëria do të marrin 15% më shumë, ndërsa Maqedonia e Veriut 10% më shumë.”, tha Kos ndër të tjera.
(A2 Televizion)